Dështon Asambleja e Peshëngritjes/ Nuk zgjidhet Presidenti i ri! Shtyhet asambleja për në 14 dhjetor

Debate të forta para asamblesë së përgjithshme të peshëngritjes, ku zhvillohen dhe zgjedhjet për presidentin e federatës pasi nuk është lejuar të futet Elez Gjoza, ish-president .

Aktualisht mbledhja ka dështuar pasi anëtarët kërkuar përfshirjen e Elez Gjozës. Ky i fundit ka folur për Report Tv se vendimi për përjashtimin e tij nga gara e ka dhënë një komision prej 3 personash.

Ai thotë se Asambleja është fuqiplotë dhe kërkon që të ndryshojë vendimin e komisionit për të.

Nuk dihet ende arsyeja se pse komisioni ka vendosur për moskandidimin e tij në këtë garë."Jam i shqetësuar dhe i indinjuar për incidentet që ndodhën këtu. Asambleja është autoriteti që përcakton kandidaturat për federatën e peshëngritjes. Është fuqiplotë. Në një komision prej 3 vetash merr një vendim për përjashtimin e 3 figurave të mëdha përfshirë dhe mua. Populli sot është asambleja.

Të shfuqizojë vendimin e atij komisioni që të na lejojë për të garuar në zgjedhjet presidenciale" - tha Gjoza. Asambleja është e përbërë nga 17 anëtarë, ku në total duhen votat e 9 prej tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet