Finalja e Conference League, Ibrahimi: të angazhuar rreth 2500 forca policie

Kur kanë mbetur vetëm 7 ditë e pak orë nga finalja e parë dhe historike e UEFA Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, përgatitjet duket se janë drejt fundit, teksa po kontrollohen të gjitha punët e bëra deri më tani. Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi” në Euronews Albania, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në FSHF, Erand Ibrahimi jep detaje mbi të gjithë finalen, duke nisur nga takimet me klubet, te mbërritja e zyrtarëve të UEFA-s në Tiranë, ku do të qëndrojnë ata, emra të njohur të futbollit që do të zbarkojnë në Tiranë për të ndjekur ndeshjen, siguria dhe menaxhimi i aktivitetit si dhe ceremoninë dhe ekspozimin e trofeut të kompeticionit në sheshin “Skënderbej”. “Ndeshja ka më pak se një javë, por përgatitjet kanë më shumë se një vit e gjysmë që kanë nisur, duke nisur me trajnime intensive me të gjithë aktorët që do të jenë të përfshirë në organizimin e këtij eventi. Duke filluar me drejtuesit e policisë së shtetit, me forcat e rendit, pjesën që do menaxhojë mobilitetin dhe transportin e deri te pjesa organizative e ndeshjes. Të gjitha përgatitjet kanë ardhur duke u intensifikuar, ndërsa tani që jemi pak ditë para finales, thjesht po bëjmë një kontroll nëse është çdo gjë në rregull. Tani jemi në pritje të ekipeve, tifozëve dhe ndeshjes. Presim një fluks prej 90 mijë njerëzish në Tiranë, mbase edhe 100 mijë. Do të jetë një dy ditësh shumë i ngarkuar dhe i populluar”, tha ai. Trofeu do të vendoset në një skenë ku është caktuar që do të rrijë trofeu, ku pas ceremonisë, njerëzit mund të bëjnë foto dhe video. Kupa do të qëndrojë për disa orë dhe do të ruhet me forca sigurie”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet