Futbollistët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani preken për herë të dytë me COVID! Rezultojnë sërish pozitiv në testet e kryera nga ekipi

Dy futbollistët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani jan ëinfektuar për herë të dytë me COVID-19! Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Napolicit, i cili ka bërë me dije se Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar sërish pozitiv në testet e kryera nga ekipi.

Dy mbrojtësit janë karantinuar në banesë. "Tamponët e kryer dje në mëngjes për lojtarët e ekipit janë të gjithë negativë ndaj COVID-19, me përjashtim të Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, të cilët kanë ri- rezultuar pozitiv dhe do të izolohen menjëherë në shtëpi duke pritur testet e reja", njofton ekipi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet