Historia mund të shkruhet sonte në Angli. Kombinimet që mund të çojnë Kombëtaren Shpresa në Europian

Kombëtarja U-21 do të tentojë sonte të shkruajë historinë pasi ekzistojnë mundësitë për t’u kualifikuar për herë të parë në Europian edhe pse kjo është shumë e vështirë.

Kuqezinjtë e Alban Bushit, që ashtu si në ndeshjen me Kosovën do të mungojë për shkak se është i prekur me koronavirus, do të përballen në 20:25 me Anglinë e cila e ka siguruar kualifikimin dhe luan pa objektiv. Për më tepër ‘tre luanët’ po bëjnë prova për edicionin e ardhshëm dhe një pjesë e mirë e skuadrës është zëvendësuar.

Gjithsesi që kombëtarja shpresa të kualfikohet duhet me patjetër që Asutria të mos fitojë me Andorën. U-21 austriak kanë dy pikë më shumë se kuqezinjtë para ndeshjes së fundit në grup, por pavarësisht se luajnë ndaj një kundërshtari modest në katër ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm tre pikë.

Kombëtares Shpresa do t’i bënte punë edhe një kombinim rezultatesh. Humbja e Austrisë me Andorën dhe barazimi i Shqipërisë me Anglinë do t’i barazonte dy skuadrat me pikë, por ekipi i Alban Bushit do të kalonte më tej për shkak të fitores 5-1 në ndeshjen direkte me Asutrinë.

Një detaj që të bën optimist është se Kombëtarja U-21, që sonte do të drejtohet nga Xhemal Mustedaganic, ka marrë pikët e plota në tre ndeshjet e fundit. Vetëm katër ditë më parë mposhti Kosovën me rezultatin 0-1.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet