
Infantino: 'Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume me spektatorë'
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka deklaruar se Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume plot me spektatorë.
Në një takim virtual në Gjenevë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i FIFA-s tha se ”koronavirusi i ri (COVID-19) do të mposhtet ose ne do të mësojmë të jetojmë me të”.
“Jam shumë, shumë i sigurt, do të jetë e pabesueshme, do të ketë të njëjtën magji, duke bashkuar botën. Ne do të kthehemi atje ku duhet të jemi”, tha Infantino. Kupa e Botës 2022 supozohet të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet