Pele lë spitalin pas problemeve shëndetësore

Futbollisti legjendar brazilian Pele ka lënë spitalin“Albert Einstein” në Sao Paulo dhe do të vazhdojë trajtimin në shtëpi. Spitali në Sao Paulo të Brazilit njoftoi se ish-futbollisti 81-vjeçar, i shtruar në spital më 8 dhjetor, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është liruar. Gjithashtu u theksua se trajtimi i tumorit të zorrës së trashë të Peles do të vazhdojë në shtëpinë e tij. Ylli brazilian ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Vitin e Ri dëshiron ta kalojë me familjen e tij në shtëpi.

Pele u operua me sukses në të njëjtin spital në shtator. Ai është shtruar disa herë në spital vitet e fundit për probleme me veshkat dhe prostatën. Pele fitoi Kupat e Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares së Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet