
Reali i Madridid humbi mbi 100 milionë euro për shkak të pandemisë
Gjiganti spanjoll i futbollit, Reali i Madridit ka humbur më shumë se 100 milionë euro (120 milionë dollarë) të ardhura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Klubi njoftoi se ndikimi i pandemisë solli deri tek ulja e të ardhurave për 13% në sezonin 2019/2020.
Sezoni u mbyll me një fitim prej 313 mijë euro. Real Madrid deklaroi se planifikon një buxhet prej 617 milionë eurosh (740 milionë dollarë) për sezonin 2020/2021. Rreth 300 milionë euro (360 milionë dollarë) më pak sesa pritej pa pandeminë.
Skuadra e parë dhe trajnerët në futboll dhe basketboll kanë rënë dakord vullnetarisht për të ulur pagat e tyre me 10 për qind këtë vit.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet