Refuzuan 500 mijë euro për Muçin? Reagon klubi i Tiranës: 'Po na dëmtojnë, s'na ka kontaktuar askush!'

Ernest Muçi, futbollisti i talentuar i Tiranës është përfshirë edhe njëherë në vorbullën e merkatos. Së fundmi është përfolur se për ‘bomberin’ e vogël ka ardhur një ofertë e majme nga klubi i Gent në Belgjikë, që shkon deri në 500 mijë euro, por klubi i Tiranës e ka refuzuar.

Gjithsesi këto pretendime janë hedhur poshtë nga vetë klubi i Tiranës. Këta të fundit thonë se pavarësisht shfaqjes së interesit në mënyrë sporadike nuk ka asnjë ofertë konkrete.

Klubi i Tiranës fton menaxherët e futbollistit, por këdo klub që shfaq interes për 19-vjeçarin, që të paraqesë ofertën zyrtare, pasi pretendon se këto janë spekulime për të dëmtuar klubin. Gjithsesi Tirana thotë se edhe nëse ndonjë ofertë vjen, ata nuk do të heqin dorë nga shërbimet e futbollistit, pasi pretendojnë që këtë sezon të rikonfirmohen si kampionë të Shqipërisë.

Muçi u përfol shumë për një largim edhe në merkaton e verës, por ashtu si edhe këtë janar, klubi pati deklaruar se nuk e shet futbollistin. Aktualisht Tirana dhe Ernest Muçi janë të lidhur me një kontratë e cila skadon në fund të sezonit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet