Shqipëria luan sot me Bjellorusinë. Kombëtarja pa dy prej sportistëve lidera

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen vendimtare ndaj Bjellorusisë me objektivin e vetëm për vendin e parë në grup. Diferenca prej vetëm dy pikësh mban gjallë shpresat e kuqezinjve deri në fund. Mungesat në prag të ndeshjes e kanë vënë disi në vështirësi teknikun Edi Reja i cili tani duhet të mendojë të bëjë llogaritë edhe pa disa lojtarë të rëndësishëm. Sikur të mos i mjaftonte skualifikimi i Abrashit dhe dëmtimi në shpatull i Gjasulës, nuk do të jetë në dispozicion edhe Elseid Hysaj i cili rezultoi pozitiv me Covid -19 në testet para ndeshjes.

Sa i përket formacionit nuk do të ndryshojnë modul me 3-5-2 e preferuara e trajnerit italian. Në portë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje treshja Ismajli, Gjimshiti , Veseli .

Në mesfushë Gjasula do të duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të zbresë në fushë ndaj Bjellorusisë si një nga pikat kyçe të skuadrës edhe pse forma e tij nuk do të jetë ajo më e mira. Por nëse mesfushori i Hamburgut nuk ia del , me shumë gjasa zëvendësuesi i tij do të jetë Ylber Ramadani ndërsa në vend të Abrashit italiani ka gati Qazim Laçin.

Në krahë pritet të kthehet Doka në mungesë të Hysaj në të djathtë dhe Uzuni në të majtë. Ndërsa Sulmi do i besohet dyshes , Cikalleshi-Manaj. Ndeshja Shqipëri- Bjellorusi do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin kombëtar në Tiranë .

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet