Skënderbeu shkarkon trajnerin Ahmataj pas humbjes me Kukësin

Skënderbeu ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen me trajnerin Julian Ahmataj pas 17 javësh kampionat. Ky vendim vjen një ditë pas klubi korçar u mposht me rezultatin 4-0 nga Kukësi, duke bërë që ekipi të mbetet në vendin e fundit.

NJOFTIMI I KLUBIT

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”

Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!

Me Respekt,

KF Skënderbeu

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet