"}

Sportistët kosovarë nuk morën pjesën në Kampionatin botëror të boksit, shkak u bë një veprim i serbëve

Boksierët kosovarë të bllokuar në kufirin Kosovë-Serbi janë kthyer në vendin e tyre, pasi pala serbe i mbajti të bllokuar për disa orë. Përmes një postimi në Twitter, Ministria e punëve të jashtme ka thënë se pas kësaj ngjarjeje, Qeveria e Kosovës, së bashku me aleatët, po punon fuqishëm që t’i largojë barrikadat ilegale të Serbisë në kampionatin botëror. “Pasi ekipi kombëtar i boksit të Kosovës është bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale kundër garës fer në kampionatin botëror” thuhet në postim. Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që prej 24 tetor deri më 6 nëntor 2021 mbahet në Beograd të Serbisë. Ekspedita e boksit ishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, për të kaluar përmes kufirit në Konçul, por përkundër pritjeve shumorëshe, policia serbe nuk e ka lejuar hyrjen e tyre, gjë që ka bërë që ekspedita e boksit të kthehet për në Prishtinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet