
BM vendos regjimin e vizave për të huajt, përfshirë qytetarët e BEsë
Londra do të aktivizojë, duke filluar nga 1 janari 2021, sistemin online të vizave për shtetasit e huaj, përfshirë edhe qytetarët e vendeve të BE-së.
Qytetarët do të duhet të kërkojnë një vizë, nëse duan të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për arsye pune.
Qeveria e Boris Johnson ka përsëritur se ”sistemi do të jetë i thjeshtë dhe fleksibël, por sido që të jetë, bëhet fjalë për një shtrëngim të imigracionit”.
Sipas ligjit të ilustruar në atë kohë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel, dhe më pas miratuar në parlament, migrimi në ishull do të rregullohet nga fillimi i vitit 2021 nga një mekanizëm pikësh, i ngjashëm me atë prezantuar vite më parë nga Australia.
Kush do të dëshirojë të marrë një vizë si një “punëtor i aftë” duhet të jetë në gjendje të sigurojë një ofertë punësimi me një pagë minimale vjetore prej 25 600 sterlinash (28 500 euro).
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet