Durrësi, pjesë e tureve në Mesdhe/ Jahti super luksoz ''M/Y Lana'' ndalet në port

Jahti super luksoz “M/Y Lana” ndaloi mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Prodhuar në vitin 2020 nga prestigjiozi Benetti, jahti super luksoz me një gjatësi prej 107 m dhe zhytje maksimale 7.55 m, lundron nën flamurin e ishujve Kajman.

M/Y Lana ka mbërritur mesnatën e djeshme në portin më të madh të vendit nga brigjet italiane. Pas ndalesës në portin e Durrësit mjeti luksoz vijon lundrimin drejt destinacionit të radhës. Që nga fillimi i vitit për shkak të kufizimeve të pandemisë së shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2 në Durrës kanë mbërritur 10 jahte turistike, një numër mjaft i vogël, krahasuar me vitet paraardhëse.

Ndërsa gjatë 2020 mbi 100 jahte turistike janë ndalur në portin e Durrësit. Pavarësisht situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19, sërish Shqipëria ishte një destinacion për shumë turistë të huaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet