Gjirokastër, dyndje turistësh në kala dhe në parkun Antigonë

Qyteti gurtë Gjirokastra çdo fundjavë mbushet plot vizitorë vendas e turistë të huaj, ku qendra muzeale dhe parku arkeologjik i Antigonesë mbeten destinacionet më të vizituara. Nga janari në qershor, kalaja dhe parku arkeologjik Antigone janë vizituar nga 13212 vizitorë vendas dhe të huaj. Ndërsa gjatë muajit qershor kalaja dhe parku arkeologjik Antigone janë vizituar nga 5446 vizitor vendas dhe të huaj. Para transformimit të Pazarit të Vjetër në Gjirokastër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet