Shqipëri-Maqedoni, më pak procedura në kufi

Më pak radhe të gjata në të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut. Shqipëria dhe Maqedonia do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, pas ratifikimit të projektligjit i cili ka kaluar për ratifikim në Kuvend. Përparësitë që priten nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje janë lehtësimi i qarkullimit të shtetasve dhe mjeteve gjatë kalimit të kufirit, si në pjesën e regjistrimit dhe në pjesën e kontrollit, kryerja e kontrollit dhe verifikimit të përbashkët dhe për pasojë minimizimi i kohës së përpunimit të shtetasve dhe mjeteve gjatë kalimit të kufirit, rritja e bashkëpunimit për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë, rritja e bashkëpunimit midis palëve në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit dhe përmirësimi i shkëmbimit të shpejtë të informacionit, rritja dhe intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit policor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet