Turistë nga Franca dhe Gjermania në lagunën e Vainit

Laguna e Vainit në Lezhë, ishte një prej destinacioneve të vizituara nga turistë nga Franca dhe Gjermania. Turistët u mikpritën nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Lezhë, në këtë vizitë që zhvilluan për herë të parë në këtë zonë. Laguna e Laguna e Kune-Vainit është një nga më të bukurat në Shqipëri dhe një vend tërheqës për turistë vendas dhe kryesisht të huaja.

Laguna e Kune-Vainit është rreth 8 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit. Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj. Laguna e Kune-Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet