Turistët sllovenë eksplorojnë shtegun Theth-Valbonë në Alpet shqiptare

Turistë sllovenë kanë zgjedhur këto ditë t’i kalojnë në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, midis Thethit dhe Valbonës. Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër e cila përcolli një sërë fotosh të turistëve sllovenë që kanë zgjedhur Alpet.

“Pranvera në Parkun e Alpeve të Shqipërisë është një mozaik ngjyrash, peizazhesh, bukurish të jashtëzakonshme natyrore! Shtegu Theth – Valbonë është pa më të voglin dyshim, shtegu më i bukur malor në Shqipëri! Prandaj, edhe një grup prej 25 turistësh sllovenë kanë vendosur që këto ditë t’i kalojnë në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, midis Thethit dhe Valbonës. Nëse akoma nuk e keni vizituar, ose doni të jetoni sërish adrenalinën që të jep ky shteg, jua sugjerojmë si një destinacion i cili jo vetëm lë mbresa dhe të pasuron, por, nëse nuk njihni Alpet, keni humbur pjesën më të bukur të vendit”, thuhet në njoftim.

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve kryesisht të huaj. Me nisjen e pranverës turistë e huaj zgjedhin Alpet për t’i eksploruar dhe fluksi i turistëve sa vjen e shtohet me ardhjen e stinës së ngrohtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet